Select Page

11. Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!” Ata thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron që t’ju përfshijë ndonjë gjëmë ose t’ju vijë ndonjë e mirë?!” Nuk është ashtu. Allahu e di shumë mirë se çfarë veproni ju.

– “Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!”” – Allahu i Madhëruar i qorton ata të cilët u dembelosën dhe nuk shkuan së bashku me Profetin të luftonin në rrugën e Tij. Këta ishin...

10. Ata që të japin besën ty, në të vërtetë i japin besën Allahut. Dora e Allahut është mbi duart e tyre. Kush e shkel besën, e shkel vetëm në dëm të vetes, ndërsa kush e mban besën që i ka dhënë Allahut, Ai (Allahu) ka për t’i dhënë shpërblim të madh.

     Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për të ashtuquajturën “Bejatul Riduan” ose “Besëlidhja e Kënaqësisë së Allahut”, kur Profeti (a.s.) mori besën e sahabëve që ata nuk do ta tradhtonin kurrë. Ajo qe një besëlidhje shumë e veçantë, sepse kërkonte nga sahabët që...

6. Ai (Allahu) do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, të cilët kanë për Allahun mendime të këqia. Ata meritojnë më të keqen. Allahu është zemëruar me ta, i ka mallkuar dhe u ka bërë gati Xhehenemin, që është vendi më i keq.

– “Ai (Allahu) do t’i ndëshkojë hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, të cilët kanë për Allahun mendime të këqia. Ata meritojnë më të keqen.  – Ndërsa për munafikët dhe munafiket, idhujtarët dhe idhujtaret, ky sukses i muslimanëve...