Select Page

25. Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta (për ringjalljen), argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!”

– “Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta (për ringjalljen), argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!”” – Kjo është paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Zotit të gjithësisë. Ata pretendojnë që vërtetësia e...

24. Ata (mosbesimtarët) thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.” Ata nuk kanë asnjë lloj diturie për këtë, por vetëm hamendësojnë.

– “Ata (mosbesimtarët) thonë: “Nuk ka jetë tjetër, veç jetës sonë në këtë botë. Ne vdesim dhe jetojmë dhe asgjë tjetër përveç kohës nuk na shkatërron.”” – Kuptimi: Ajo që ndikon tek ne është thjesht koha, gjatë së cilës disa njerëz vdesin e disa të tjerë lindin....

23. A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?! Allahu, me urtësinë e Tij, e ka humbur atë nga rruga e drejtë, ia ka bllokuar të dëgjuarit dhe zemrën dhe mbi sytë e tij ka vënë perde. Përveç Allahut, kush tjetër mund ta udhëzojë atë?! A nuk e kuptoni?!

– “A e ke parë atë që, me vetëdije, dëshirat e veta i konsideron si zot?!” – Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na flet për ata njerëz, të cilët si Zot të tyre, që e adhurojnë, iu binden dhe i nënshtrohen, nuk konsiderojnë Allahun e Madhëruar, por dëshirat e...

22. Allahu i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe, me qëllim që çdo njeri të shpërblehet për veprat e veta. Askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.

     Allahu i Madhëruar i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindët që ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, dhe pastaj t’i shpërblejë ata sipas punëve që kanë bërë. Me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai do të...

21. A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?! Sa i ulët është gjykimi i tyre!

– “A mos mendojnë ata që e teprojnë me të këqija se do t’i trajtojmë si të barabartë me ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, si në jetë, edhe në vdekje?!” – Kuptimi: Vallë, a mos mendojnë keqbërësit, që e teprojnë me gjynahe, se Allahu do t’i...