Allahu i Madhëruar i ka krijuar qiejt dhe Tokën me urtësi të madhe. Ai i krijoi njerëzit dhe xhindët që ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, dhe pastaj t’i shpërblejë ata sipas punëve që kanë bërë. Me bamirësinë dhe drejtësinë e Tij, Ai do të shpërblejë të ngarkuarit me detyra, duke u dhënë mirësi të shumta, të dukshme e të fshehta.
Por së pari, të gjithë do të japin llogari para Allahut të Madhëruar: a kanë qenë mirënjohës ndaj Tij, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave, apo kanë qenë mosmirënjohës, duke treguar mospërfillje për detyrimet ndaj Zotit dhe ndaj krijesave, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin që është përgatitur për mohuesit.