Select Page

51. Jo! Ata u goditën (me dënim) nga të këqijat që bënë. Edhe keqbërësit e sotëm do të goditen (me dënim) për shkak të veprave të këqija dhe nuk do të mund të shpëtojnë.

– “Jo! Ata u goditën (me dënim) nga të këqijat që bënë.“ – Ata mbulohen nga ndëshkimet torturuese, për shkak të punëve që bëjnë. – “Edhe keqbërësit e sotëm do të goditen (me dënim) për shkak të veprave të këqija dhe nuk do të mund të shpëtojnë.“...

49. Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve. Por, kur Ne i japim ndonjë të mirë, ai thotë: “Këtë e kam arritur në saje të diturisë sime!” Jo! Ajo është veçse një sprovë, por shumica prej tyre nuk e dinë.

– “Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve …“ – Allahu i Lartësuar na njofton rreth gjendjes së njeriut dhe natyrës së tij jo durimtare. Kur është në vështirësi, rreziqe, trishtime e halle, njeriu i lutet Zotit me këmbëngulje, që...

47. Sikur e tërë ajo që është në tokë dhe së bashku me të edhe njëherë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besojnë, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë.”

Pas përmendjes se Ai do të gjykojë me drejtësi mes robërve  e pasi u njohëm me fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, zemrat dëshirojnë të mësojnë se çfarë do të bëjë Allahu me ta në Ditën e Gjykimit. Atëherë, Allahu na njofton se: – “Sikur e tërë ajo që është në...

46. Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet. Je Ti Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu për gjithçka që ata kundërshtoheshin (mes tyre).”

– “Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet.“ Ti je Krijuesi i tyre dhe Ai që rregullon çështjet e gjithësisë. Ti je i Gjithëdituri rreth të fshehtës, që ne as nuk e shohim dhe as nuk e dimë, dhe rreth...