Select Page

14. Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t’i përgjigjen (lutjes suaj). Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.”

– ”Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; …” – Edhe nëse u luteni, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, sepse ose janë sende pa jetë, ose të vdekur, ose janë melekë, të cilët janë të përkushtuar për t’iu bindur Zotit të tyre. –...

13. Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) dhe i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj dhe vetëm Atij i takon i gjithë Sundimi. Dhe ata që ju u luteni përveç Atij, nuk posedojnë as një cipë të hollë (si ajo e farës së hurmës)

– ”Është Allahu Ai që e fut natën te Dita dhe Ditën te Nata (duke shkurtuar herë njërën e herë tjetrën) …” – Kështu, Allahu i Madhëruar, herë e shkurton njërën e herë tjetrën. Sa herë që vjen njëra, largohet tjetra. Ndonjëherë janë njëlloj në...

12. Nuk janë njëlloj dy dete – ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur. Prej tyre ju (nxirrni e) hani mish të njomë e të freskët dhe nxirrni edhe stoli, që i mbani si zbukurime. Dhe ti i sheh anijet se si çajnë dallgët zhurmshëm, që ju të mund të kërkoni nga të mirat e Tij dhe të bëheni mirënjohës.

– ”Nuk janë njëlloj dy dete – ky është i ëmbël, i pijshëm dhe i këndshëm dhe ky tjetri është i kripur dhe i hidhur.” – Allahu i Lartësuar na njofton rreth pushtetit, urtësisë dhe mëshirës së Tij të pashembullt. Ai i bëri detet dhe lumenjtë si dy...

11. Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”

– ”Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij.” – Allahu i Lavdëruar na kujton krijimin e llojit njerëzor dhe kalimin e tij nga një fazë në një fazë tjetër,...

10. Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)! Tek Ai ngjiten (të gjitha) fjalët e mira. Është Ai që i ngre lart punët e mira. Ata që kurdisin komplote të së keqes, ata do të kenë një dënim të rëndë dhe komplotet e tyre do të dështojnë.

– ”Kush dëshiron krenarinë (le ta dijë se), e tërë krenaria i takon Allahut (pra, vetëm prej Tij le ta kërkojë)!” – Ti që kërkon krenarinë, kërkoje atë prej Atij, në dorë të të Cilit është e gjithë krenaria. Krenaria mund të arrihet veçse nëpërmjet...