Select Page

5. Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë. Në fund të gjitha çështjet ngjiten te Ai në një Ditë, gjatësia e së cilës është sa një mijë vjet, sipas llogaritjes suaj.

– ”Ai drejton të gjitha çështjet (e të gjitha krijesave) që nga qielli e deri në Tokë.” – Ai ka në dorë të gjitha ligjet, si ato të krijimit ashtu edhe vendosjen e ligjeve të fesë dhe besimit. Ai rregullon të gjitha çështjet në këtë gjithësi dhe kujdeset...

4. Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj u ngrit (e qëndroi) mbi Arsh. Ju nuk keni asnjë përveç Atij që t’ju mbrojë ose të ndërmjetësojë për ju. Vallë a nuk mendoni (a nuk e kujtoni këtë fakt)?!

Allahu i Madhëruar na tregon për pushtetin e Tij të plotë mbi krijesat. – ”Është Allahu Ai që krijoi qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, …” – Dita e parë ishte dita e dielë dhe dita e fundit ishte dita e xhuma....

3. Apo ata thonë: Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Ķur’ânin)? Jo, ai është e vërteta (e sigurt e shpallur) prej Zotit tënd, që të mund t’i tërheqësh vërejtjen një populli, të cilit nuk i erdhi ndonjë qortues para teje, që ata të mund të gjejnë Rrugën e Drejtë.

– ”Apo ata thonë: Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kur’anin)?” – Më lart tha: “Ai është e vërteta e sigurt dhe e padiskutueshme, që këta nuk mund t’i afrohen dhe të ngatërohen me të, sepse ai është shpallje e Atij që është i Urtë, që çdo gjë e vendos...

1. Elif, Lam, Mim.

– ”Elif, Lam, Mim. Kjo është shpallja e Librit (e Kur’anit), në të cilin nuk ka asnjë dyshim se është (shpallje) nga Zoti i botëve.” – Allahu i Lartësuar na njofton se ky libër i madhërishëm është shpallje e zbritur prej Zotit të botëve, i Cili...