Select Page

Ai është i Gjithëdituri për gjithçka, – të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari,  Mëshirëploti.Ai i cili i krijoi ato krijesa madhështore, u lartësua e qëndroi mbi Arshin madhështor, dhe kujdest vetë për çështjet e krijimit të Tij, është: “…i Gjithëdituri për gjithçka, – të fshehtë apo të dukshme, Ngadhënjimtari, Mëshirëploti.” Të gjitha këto krijesa Ai i solli në ekzistencë me diturinë e Tij të gjerë, me fuqinë e Tij të plotë dhe absolute dhe me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse. Gjithashtu vendosi në to dobi të shumta dhe gjithçka që është domosdoshmëri për krijesat. Ai nuk e ka aspak të vështirë kujdesin për krijimin e Tij.