Select Page

10. Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju; vendosi në tokë male të palevizshme, që ajo të mos luajë vendi së bashku me ju; shpërndau nëpër të (në tokë) nga të gjitha gjallesat. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe bëjmë që të mbijnë në tokë nga çdo lloj bime të dobishme në çift.

– ”Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju …” – Allahu krijoi gjithë ata qiej, me madhështinë, gjerësinë e lartësinë e tyre të madhe. Ai i krijoi: “…pa shtylla që të mund të shihen nga ju.”Ato janë pa shtylla...

7. E kur ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre, ai i kthen shpinën me mendjemadhësi dhe bën sikur nuk i dëgjon ato, sikur të dy veshët i janë shurdhuar keq. Përgëzoji ata për një dënim të dhembshëm!

– ”E kur ajetet Tona i këndohen ndonjërit prej tyre …” – Që të mësojë e që të mund të nënshtrohet të jetojë sipas tyre… – ”… ai i kthen shpinën me mendjemadhësi …” – E refuzon, siç bën një kryeneç që e refuzon me forcë...

6. Ka njerëz që sajojnë tregime të kota, me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa patur aspak dituri dhe tallen me ajetet e Librit (të Allahut). Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.

Pasi përmendi besimtarët bamirës, që u ndriçuan me udhëzimin e Kur’anit dhe u përkushtuan në jetën sipas Tij, vijon me ata që i kthejnë shpinën Atij dhe nuk arrijnë të ngrenë kokë e të hapin sytë me dritën e Tij. Këta të mjerë ndëshkohen duke u privuar nga drita...