Select Page

Ai i krijoi qiejt pa shtylla që të mund të shihen nga ju …Allahu krijoi gjithë ata qiej, me madhështinë, gjerësinë e lartësinë e tyre të madhe. Ai i krijoi: “…pa shtylla që të mund të shihen nga ju.”Ato janë pa shtylla mbajtëse, sepse në të kundërt do të shiheshin. Ato qëndrojnë dhe funksionojnë me fuqinë dhe urdhrin e Zotit.

”… dhe vendosi në tokë male të palëvizshme … Ai vendosi male madhështore kudo në tokë, që ajo:

”… që të mos luajë vendi së bashku me ju …  Nëse Allahu nuk do të kishte bërë malet, toka do të ishte e paqëndrueshme për njerëzit, për të jetuar normalisht në të.

”… dhe shpërndau nëpër të (në tokë) nga të gjitha gjallesat.  Ai përhapi në tokë nga të gjitha llojet e gjallesave, që i janë nënshtruar dhe janë në shërbim të njeriut. Pasi i përhapi në tokë, Ai u siguroi atyre edhe rizkun për të jetuar, prandaj zbret nga qielli ujë të begatshëm e plot mirësi:

Ne e zbresim ujin nga qielli dhe bëjmë që të mbijnë në tokë nga çdo lloj bime të dobishme në çift. Mirësi të shumta, të bukura, të hijshme dhe të dobishme e plot begati. Me bimësinë ushqehen kafshët dhe gjallesat.