Select Page

27. Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari). Allahu është Ngadhënjimtar e i Urtë.

– ”Sikur të gjithë drurët në tokë të ishin pena dhe detet bojë dhe sikur detit t’i shtoheshin edhe shtatë dete të tjera, ato do të shteronin, kurse fjalët e Allahut nuk do të shteronin kurrë (së shkruari).” – Sikur të gjitha pemët e Tokës të ktheheshin në...

25. Nëse ti i pyet se, kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” Atëherë, thuaj: “I lavdëruar qoftë Allahu!”! Por shumica e tyre nuk dinë.

– ”Nëse ti i pyet se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë: “Allahu!” – Kështu, nëse i pyet këta mohues të Zotit e idhujtarë, që e mohojnë të vërtetën e sjellë nga profetët, se kush i krijoi qiejt dhe Tokën, ata me siguri do të thonë:...

23. Por ti (o Muhamed) mos u brengos për ndonjë që nuk beson! Tek Ne do të kthehen të gjithë dhe Ne do t’u tregojmë gjithçka që ata kanë bërë. Allahu e di mirë atë që fshihet në zemra.

– ”Por ti (o Muhamed) mos u brengos për ndonjë që nuk beson!” – Sepse ti e përmbushe atë që kërkohej prej teje. Prej teje kërkohet që t’i ftosh në rrugën e Allahut dhe t’u kumtosh qartë shpalljen e Tij. Shpërblimi i Allahut do të jepet i plotë për...