Select Page

38. Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje! O Haman! Më ndiz një zjarr (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, se ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. Unë mendoj se ai është gënjeshtar.”

– ”Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje!” – Kjo ishte paturpësi e Faraonit ndaj Zotit. Ai, duke mashtruar dhe manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij, atyre mendjelehtëve dhe kokëboshëve, tha: “O fisnikë! Unë...

37. Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë. Keqbërësit me siguri nuk do të kenë shpëtim.”

– ”Musai tha: “Zoti im e di më së miri kush është ai që vjen me udhëzim të qartë prej Tij dhe se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë.”  – Tha kështu pasi ata pretenduan se ai ishte magjistar dhe vepra e tij ishte magji, ndërsa ata ishin të mençurit dhe të...

36. Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë është tjetër, veçse një magji e trilluar dhe kurrë nuk kemi dëgjuar gjë për këtë nga etërit tanë të hershëm.”

– ”Kur Musai shkoi tek ata me argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është asgjë është tjetër, veçse një magji e trilluar…” – Ato ishin argumente të qarta në atë që tregonin dhe në vërtetësinë e asaj që Musai po u kumtonte. Ato ishin argumente...

35. Ai i tha: “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen. Me shenjat Tona, ju të dy dhe ata që ju pasojnë, do të jeni ngadhënjimtarë.”

– “Ne do të ta përforcojmë krahun me vëllanë tënd dhe të dyve do t’ju japim fuqi, që ata të mos ju afrohen …” – Pra, do të të mbështesim nëpërmjet tij. Pastaj Allahu e qetësoi Musain edhe në lidhje me çështjen e pambyllur të vrasjes, duke i thënë:...