Select Page

10. Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit) dhe gati sa nuk e zbuloi atë (fëmijën), sikur Ne të mos ia kishim forcuar zemrën (me besim) dhe të mbetej (një besimtare) e palëkundur.

– ”Zemra e nënës së Musait ndjeu një zbrazëtirë (kur kuptoi se djali kishte rënë në duar të Faraonit)” – Kur Musai i vogël në atë sunduk u largua nga sytë e nënës, ajo u dëshpërua dhe zemrën e saj e kaploi një frikë e madhe. Allahu e tregon këtë frikë kur...

9. Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty. Mos e vrisni atë! Ndoshta na bën dobi ose edhe mund ta birësojmë.” Dhe ata nuk e dinin çfarë po bënin.

– ”Gruaja e Faraonit tha: “Ky është gëzimi i syve tanë për mua dhe për ty.” – Në momentin kur familja e Faraonit mori fëmijën nga lumi, Allahu i Madhëruar futi në zemrën e gruas së Faraonit dhembshuri dhe mëshirë për Musain. Ajo ishte Asija, e bija e...

7. Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij! Kur të ndiesh rrezikun për të, atëherë hidhe në lumë dhe mos u frikëso e as mos u pikëllo, sepse Ne do ta kthejmë atë tek ti dhe do ta bëjmë nga të dërguarit Tanë!“

– ”Kështu, Ne e frymëzuam nënën e Musait: “Jepi gji atij!” – Ajo ishte periudha e frikshme kur vriteshin të gjithë fëmijët meshkuj. Allahu e frymëzoi nënën e Musait që t’i jepte gji fëmijës së saj dhe ta mbante pranë. – ”Kur të ndiesh rrezikun...