Select Page

… dhe t’u jepnim atyre pushtet në tokë.Pra, atyre do t’u takojë përfundimi i mirë në tokë dhe sundimi i saj, para se Zoti t’u dhurojë mirësitë e përjetshme të ahiretit. Kështu, të gjitha këto premtime janë çështje që Zoti i ka dëshiruar dhe vullneti i Tij gjithmonë do të plotësohet. Gjithashtu, Ai na njofton se dëshironte që:

Ndërsa Faraonit, Hamanit dhe ushtrive të tyre t’u tregonim atë që ata kishin frikë.Ai është Allahu i Plotpushtetshëm dhe Ngadhënjimtar, që përmes një grupimi të vogël, të pafuqishëm e të varfër, ka për t’i treguar vendin edhe asaj fuqie me ushtri të mëdha dhe udhëheqës tiranë, që e shihnin veten të pamposhtur. Prej këtij grupi të vogël do të vinte makthi i tyre, – që ishte dëbimi nga vendi.

Pikërisht nga kjo frikë e madhe, ata i shtypnin dhe i mbanin nën kontroll, duke thyer çdo rizgjim e ndërgjegjësim të tyre. Për t’i pakësuar dhe dobësuar, ata u vrisnin fëmijët djem, tek të cilët ishte forca. Por sidoqoftë, të gjitha këto ndodhnin me dëshirën dhe caktimin e Zotit. Është Ai që përcakton të gjitha rrugët dhe mjetet për të realizuar atë që dëshiron.

Është Ai që i përmbush të gjitha shkaqet dhe pasojat, pa e hetuar as të dashurit e Tij dhe as armiqtë e tyre. Secili do të bëjë atë për të cilën do të japë llogari para Zotit të vet. Fillimi i këtij ndryshimi të madh ishte me lindjen e Musait, që do të ishte një profet i madh i Tij. Në duart e këtij profeti do të vinte shpëtimi dhe lartësimi i popullit të izraelitëve.