Select Page

70. Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. Këtyre Allahu ua shndërron të këqijat në të mira. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Përveçse nëse pendohet, beson (me besimin e drejtë) dhe bën vepra të mira. …“ – Ata që pendohen nga këto gjynahe e të tjera dhe heqin dorë menjëherë nga ato, duke shprehur pendesë për atë që ka shkuar dhe kanë vendosur që të mos u kthehen më atyre...

68. Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër dhe nuk e vrasin atë, të cilin Allahu e ka ndaluar të vritet, veçse kur e meriton në bazë të drejtësisë dhe nuk bëjnë imoralitet. Kush i bën këto, e pret ndëshkimi.

– “Janë ata që veç Allahut, nuk i luten asnjë zoti tjetër …“ – Ata e adhurojnë Alahun si një e të vetëm, me sinqeritet e korrektësi, duke zbatuar fenë e drejtë e të vërtetë. Ata i përkushtohen dhe dedikohen tërësisht Atij dhe heqin dorë nga gjithçka...