– “Dhe kushdo që pendohet dhe bën vepra të mira, ai është kthyer, me të vërtetë tek Allahu me një pendim të sinqertë.“ – Le ta dinë këta fatlumë se pendimi i tyre është tërësisht i plotë, pasi është tregues i kthimit në një rrugë që të çon tek Allahu. Kjo është vetë lumturia, sepse është arritje e çdo të mire dhe shpëtim nga çdo e keqe. Prandaj, le të pendohet gjithmonë njeriu dhe të bëjë vepra të mira, duke patur të pastër qëllimin dhe sinqeritetin e tij. Qëllimi këtu është nxitja për ta bërë pendesën në formën më të plotë, sepse ajo do t’i paraqitet Allahut, i Cili do të shpërblejë në varësi të shkallës së kësaj pendese.