Select Page

33. Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbahen derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta! Dhe nëse ndonjë nga ata që i keni në zotërimin tuaj kërkon prej jush ta lironi kundrejt një kompensimi të caktuar, atëherë ia jepni këtë mundësi me marrëveshje mes jush, nëse e dini se është i besueshëm dhe jepini nga pasuria që ju ka dhënë Allahu! Mos i detyroni robëreshat tuaja të bëjnë imoralitet, kur duan ndershmërinë, me qëllim që të fitoni nga të mirat e kësaj bote! E kush i detyron ato (për imoralitet), Allahu i fal ato për shkak të atij detyrimi. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbahen …“ – Ky është gjykimi dhe porosia për ata që nuk mund të përballojnë financiarisht martesën. Allahu i Madhëruar i urdhëron që të bëjnë durim dhe të ruajnë dëlirësinë, duke iu shmangur harameve....

32. Dhe martojini të pamartuarit e të pamartuarat, robërit tuaj të ndershëm e robëreshat tuaja të ndershme! Nëse janë të varfër, Allahu i begaton nga mirësitë e Tij. Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëditur.

– “Dhe martojini të pamartuarit e të pamartuarat, …“ – Allahu i Madhëruar i urdhëron kujdestarët ligjorë dhe zotërinjtë që u dëgjohet fjala në fis, që të martojnë ose të bëjnë të mundur martesën e atyre që quhen “el ejâma” – beqarë....

31. Thuaju besimtareve të ulin sytë (para asaj që është e ndaluar) dhe të ruajnë nderin e tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme! Le të hedhin shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt, përveçse burrave të vet, etërve të vet ose etërve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, djemve të motrave të veta, ose grave të tyre dhe robëreshave, të cilat i kanë në zotërimin e tyre, ose shërbëtorëve që nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos përplasin këmbët për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve për stolitë e tyre të fshehta. O ju që keni besuar! Pendohuni të gjithë tek Allahu, që të gjeni shpëtim!

– “Thuaju besimtareve të ulin sytë (para asaj që është e ndaluar)…“ – Pasi i urdhëroi besimtarët që të ulin shikimet dhe të ruajnë dëlirësinë, Allahu i Madhëruar porosit për këtë edhe besimtaret: “Thuaju edhe besimtareve të frenojnë disa lloj...

30. Thuaju besimtarëve të ulin sytë (para asaj që është e ndaluar) dhe të ruajnë nderin e tyre, sepse kjo është më e pastër për ta! Allahu Di çdo gjë që bëjnë ata.

– “Thuaju besimtarëve të ulin sytë (para asaj që është e ndaluar) dhe të ruajnë nderin e tyre, sepse kjo është më e pastër për ta!“ – Ai udhëzoi dhe porositi me këto këshilla ata që kanë në zemër iman të tillë që i bën të dëgjojnë e t’i binden. Le ta dinë...

29. Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to. Dhe Allahu e di atë që e shfaqni haptas dhe atë që e mbani të fshehtë.

– “Nuk është gjynah për ju, nëse hyni në shtëpi të pabanuara, nëse keni ndonjë përfitim në to.“ – Ky ajet tregon se hyrja në shtëpitë e banuara ndalohet, derisa të jepet leje për të hyrë nga banorët e shtëpisë. Edhe nëse është shtëpi e pabanuar dhe nuk ka...