Select Page

79. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen. Secilit (prej tyre) u patëm dhënë urtësi e dituri. Ne bëmë që malet dhe shpendët të Na madhërojnë (bëjnë tesbih) së bashku me Daudin. Ishim Ne që i bëmë (të gjitha këto).

– ”Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen.” – Në këtë çështje, Allahu i mundësoi Sulejmanit të jepte një gjykim më të drejtë. Kjo nuk do të thotë që Allahu nuk i kishte dhënë edhe Daudit urtësi për çështje të tjera,...

78. (Kujto) Daudin e Sulejmanin, kur gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre.

Kujtoju njerëzve edhe këta dy profetë të nderuar, Daudin dhe Sulejmanin, duke i lavdëruar dhe duke treguar gradën e tyre të lartë. Allahu i Madhëruar u dhuroi atyre dituri të gjerë dhe i bëri udhëheqës të mëdhenj e gjykatës të drejtë mes njerëzve: – ”(Kujto)...

77. Ne e mbrojtëm atë prej popullit që i përgënjeshtronte argumentet Tona. Me të vërtetë ai ishte një popull i dhënë pas së keqes, prandaj Ne i përmbytëm që të gjithë.

Kujtoni robin, adhuruesin e sinqertë dhe Profetin Tonë të dashur Nuh (a.s). Kujtoje atë duke e lavdëruar dhe treguar cilësitë dhe virtytet e tij të larta. Allahu e dërgoi Nuhun si profet te populli i tij. Ai qëndroi mes tyre 950 vjet, duke i ftuar të adhuronin Allahun...