Select Page

19. Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e mençur e kuptojnë (qortimin).

Duke na dhënë një pamje të qartë, për të dalluar ata që kanë marrë dituri dhe dritë nga Shpallja e Tij dhe punojnë me sinqeritet sipas saj, nga ata që nuk janë të tillë, Allahu i Madhëruar thotë: – “Atëherë a është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall nga...

18. Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre janë (të gjitha) gjërat e mira. Ndërsa ata që nuk i përgjigjen Atij, edhe sikur të zotërojnë gjithçka që është në qiell dhe në Tokë, madje edhe një herë sa ajo, do t’i jepnin si kompensim (për t’i shpëtuar ndëshkimit). Ata do të kenë gjykimin më të rëndë dhe vendi i tyre është Xhehenemi. Eh, sa vendqëndrim i keq është ai!

– “Për ata që i përgjigjen Zotit të tyre janë (të gjitha) gjërat e mira.“ – Pasi qartësoi të vërtetën nga e kota, Allahu i Madhëruar tregon se njerëzit ndahen në dy grupe: Ata që i përgjigjen Zotit të tyre dhe të cilët meritojnë shpërblim. Për këta...

17. Ai zbret nga qielli ujë, që rrjedh nëpër lumenj me masë, ndërsa vala nxjerr shkumën mbi sipërfaqe. Edhe ajo që del nga shkrirja (e xeherorit) në zjarr për të bërë me të ndonjë stoli ose ndonjë mjet, është shkumë e ngjashme si ajo. Kështu e sqaron Allahu shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës. Sepse zgjyra zhduket si shkuma, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve, mbetet në tokë. Kështu i shpjegon Allahu shembujt.

  Në këto ajete, Allahu i Lartësuar bën një krahasim të mrekullueshëm, që tregon rëndësinë e madhe të udhëzimit, që Ai solli nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve të Tij, për t’u dhënë jetë zemrave dhe shpirtrave. Allahu i Madhëruar e krahason Shpalljen me ujin që zbret...

16. Pyeti: “Kush është Zoti i qiejve dhe i Tokës!” Thuaju: “Allahu!” Thuaj: “Mos, vallë, keni zgjedhur zota të tjerë veç Tij, që edhe vetes së tyre nuk mund t’i bëjnë as dobi e as dëm?” Thuaj: “A është i barabartë i verbri me atë që sheh, dhe a janë të njëjta errësirat me dritën?” Apo, mos vallë, besojnë se Allahu ka ortakë, të cilët kanë krijuar ashtu siç krijoi Ai, dhe tashmë ky krijim iu ngjan njëlloj? Thuaj: “Allahu është i vetmi Krijues i çdo gjëje; Ai është i Vetmi dhe Ngadhënjimtari.

– “Pyeti: “Kush është Zoti i qiejve dhe i tokës!” Thuaju: “Allahu!” – Drejtoju këtyre idhujtarëve, që, veç Allahut, adhurojnë puta dhe idhuj, të cilët i duan sikurse Allahun dhe u përkushtojnë atyre lloj-lloj adhurimesh dhe kurbanesh, dhe thuaju: “Vallë, e...

14. Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij. Ndërsa idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten veç Tij, nuk kanë për t’iu përgjigjur kurrë. Ata i ngjajnë atij që shtrin duart drejt ujit, që ai t’i shkojë në gojë, por që kurrë nuk ka për t’i shkuar. Lutja e jobesimtarëve është veçse një kotësi.

– “Lutje e vërtetë është vetëm ajo që i drejtohet Atij.“ – Vetëm Allahut i dedikohen adhurimet, si Një, i Vetëm dhe i Pashoq. Vetëm Atij duhet t’i drejtohesh sinqerisht me lutje, me të dyja format: lutjet e adhurimit dhe lutjet e e kërkesës. 108  Vetëm...