Select Page

5. Është Ai që Diellin e bëri shndritës, ndërsa Hënën e bëri të shkëlqejë dhe i përcaktoi fazat e saj, që ju të dini numrin e viteve dhe të bëni përllogaritje (të kohës). Allahu e krijoi këtë veçse me të vërtetën e madhe. Ai i sqaron Argumentet për një popull të ditur.

Pasi përmendi faktin se Ai është i vetëm në aspektin e uluhije-s dhe rububije-s, Allahu i Lartësuar vijon me argumente të shumta, logjike dhe reale, nga krijimi i Tij që e vërtetojnë këtë fakt. Këto argumente të sjella nga i Lartësuari tregojnë se ai është i Plotë dhe...

4. Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. Ai e filloi krijimin e pastaj e rikthen atë (pas vdekjes), për t’i shpërblyer ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me drejtësi. Ndërsa për ata që mohuan, ka pije të valë dhe dënim të dhembshëm, për shkak se ata mohonin (besimin e drejtë).

– “Vetëm tek Ai do të jetë kthimi juaj. Premtimi i Allahut është i vërtetë. ” – Ky është një premtim i pakthyeshëm dhe i sigurt. Allahu do t’ju tubojë të gjithëve pas vdekjes një ditë të caktuar, që është Dita e Ringjalljes dhe e...

3. Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh dhe pastaj qëndroi mbi Arsh. Është Ai që i rregullon çështjet. S’ka ndërmjetësues tek Ai në asnjë mënyrë, veçse me lejen e Tij. Ai është Allahu, Zoti juaj. Pra, adhurojeni Atë! A nuk po kujtoni?

Allahu i Madhëruar, duke qartësuar (rububije-n) 95 Zotërimin dhe sundimin e Allahut, (uluhije-n) 96  meritën e adhurimit të Tij si Një dhe i Vetëm dhe madhështinë e Tij, thotë: – ” Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt e Tokën brenda gjashtë ditësh...

2. Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”? Ata që nuk besojnë, thonë: “Ky është vërtet një magjistar i madh!“

– “Vallë, pse është çudi për njerëzit, që Ne i shpallëm një burri nga mesi i tyre: “Tërhiqu vërejtjen njerëzve dhe përgëzoji ata që besojnë se ata do të kenë shpërblime të mëdha (premtim i sigurt) nga Zoti i tyre!”? – Ata u çuditën që Allahu i Madhëruar...