Select Page

69. Ashtu si ata para jush të cilët ishin më të fuqishëm se ju, kishin më shumë pasuri e fëmijë dhe u kënaqën me çfarë u takoi, edhe ju kaluat pjesën tuaj të kënaqësisë dhe u zhytët në kotësi si ata. Veprat e tyre janë të pavlera në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe pikërisht këta janë të dëshpëruarit.

  Allahu i Madhëruar kërcënon munafikët me të njëjtin ndëshkim me të cilin goditi popujt e mëparshëm, që i kundërshtuan profetët dhe shpalljet e Zotit të tyre, si popullin e Nuhut, të Adit, të Themudit, popullin e Ibrahimit, Medjenit dhe Mu’tefikatit....

68. Allahu ka përgatitur zjarrin e Xhehenemit për hipokritët, hipokritet dhe jobesimtarët. Atje do të jenë përgjithmonë dhe ai mjafton për ta. Ata i ka mallkuar Allahu dhe kanë dënim të pandërprerë.

– “Allahu ka përgatitur zjarrin e Xhehenemit për hipokritët, hipokritet dhe jobesimtarët. Atje do të jenë përgjithmonë dhe ai mjafton për ta. Ata i ka mallkuar Allahu dhe kanë dënim të pandërprerë.” – Allahu i Madhëruar dhe i Drejtë do t’i bashkojë...

67. Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri: urdhërojnë për ligësi, ndalojnë nga e mira dhe janë dorështrënguar. Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata. Nuk ka dyshim se hipokritët janë të pabindur.

– “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri tjetri: urdhërojnë për ligësi, ndalojnë nga e mira dhe janë dorështrënguar.” – Munafikët janë pjesë e njëri-tjetrit, sepse ata i bashkon hipokrizia dhe miqësia me njëri-tjetrin. Ajeti tregon që besimtarët nuk...

64. Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër. Thuaju: “Talluni, por të jeni të sigurt se Allahu do ta zbulojë gjithçka për të cilën keni frikë.

Surja Teube është quajtur ndryshe edhe El Fadiha – Zbuluesja, Diskretituesja, sepse ajo i nxori hapur sekretet e munafikëve. Gjatë gjithë sures vërejmë se i Madhëruari thotë: “… ka prej tyre të cilët …”, dhe pastaj përmend hollësisht...