Select Page

– “E, nëse i pyet, ata të thonë: “Ne thjesht ishim duke luajtur e dëfryer”. Thuaju: “Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!”” – Pra, – thoshin ata – e bëmë thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar kohën. Ne nuk donim të fyenim dhe të shanim askënd. Por i Madhëruari, duke treguar se gënjenin, thotë: “Thuaju atyre: Vallë, me Allahun, Librin dhe të Dërguarin e Tij talleni?!”

Tallja me Allahun, shpalljet dhe Profetin e Tij është femohim, që të nxjerr nga Islami. Në themel të besimit është madhërimi i Allahut dhe respektimi i fesë dhe Profetit të Tij, prandaj tallja me ta bie ndesh me bazën e besimit. Kështu, kur ata shkuan te Profeti që të justifikoheshin, Profeti përsëriste vetëm ato fjalë.