Select Page

67. Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë.

Ky ishte një qortim nga Allahu i Lartësuar drejtuar të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve pas luftës së Bedrit. Ata kapën shumë robër nga idhujtarët, prandaj kur erdhi çështja se si do të veprohej me ta, a të pranohej kompensim për ta apo të ekzekutoheshin, Profeti...

66. Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët.

– “Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët.” – Allahu i Lartësuar e di shumë mirë dobësinë tuaj, prandaj me butësinë dhe mëshirën e Tij, ju bëri disa lehtësime: – “Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do...

65. O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar! Nëse prej jush janë njëzet veta durimtarë (e të paepur), do të mundin dyqind; nëse janë njëqind, do të mundin një mijë jobesimtarë, për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.

  Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij, duke i thënë: – “O Profet! Nxiti besimtarët për të luftuar!” – Nxiti besimtarët, që të kenë vullnet e ambicie për të luftuar në rrugën e Zotit. Bëju thirrje atyre për xhihad në rrugën e Zotit dhe mësoju që...