– “Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët.” – Allahu i Lartësuar ia bëri të lejuar Profetit dhe të gjithë umetit përfitimin prej plaçkës së luftës. Por në rastin në fjalë, marrja e kompensimit të robërve do të ishte veprim i gabuar dhe i dënueshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që morët.’ Prandaj vjen edhe një hadith, që thotë: “Nëse në Betejën e Bedrit do të zbriste ndonjë ndëshkim, askush nuk do të shpëtonte, përveç Umerit.”