Select Page

59. Ne e dërguam Nuhun te populli i vet dhe ai u tha: “O populli im! Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër veç Tij, që meriton të adhurohet. Unë kam frikë për ju dënimin e një Dite të madhe.

Pas një sërë argumentesh rreth njëshmërisë së Tij, Allahu i Madhëruar vijon me historitë që flasin për profetët dhe thirrjen e tyre për nënshtrimin ndaj Allahut e për ta adhuruar Atë si një të vetëm. Këtu tregohet mospranimi i ftesës nga njerëzit e këqij dhe ndihma që...

57. Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij. Kur erërat bartin re të mëdha, Ne i sjellim ato mbi një tokë të vdekur dhe atje e zbresim shiun, nëpërmjet të cilit bëjmë që të dalin nga të gjitha prodhimet. Kështu do t’i nxjerrim të vdekurit; kësisoj ju mund të kujtoni.

   Allahu i Madhëruar na shpalos një shenjë të pushtetit dhe mëshirës së Tij të pamatë kur thotë: – “Është Ai që i lëshon erërat si përgëzim para mëshirës së Tij.“ – Është Allahu që i dërgon erërat paralajmëruese të shiut, aq të nevojshëm për jetën në...