– “Paria e popullit i tha: “Ne po të shohim se ti je krejt i përhumbur.”” – Kështu u përgjigjën sundimtarët e popullit të tij. Ka qenë traditë thuajse e pandryshueshme, që sundimtarët të shprehnin mendjemadhësi ndaj ftesës së profetëve. Ata nuk bindeshin për të punuar e jetuar sipas Shpalljes së Zotit. Përgjigjja e tyre ishte: “Ju jeni njerëz të humbur.” Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë!
Nuk mjaftonte që nuk pranonin të zbatonin porositë e profetëve, por shprehnin edhe arrogancë, madje i sulmonin profetët me fyerje e shpifje të ulëta. Populli e konsideroi Nuhun (a.s)si njeri të humbur dhe fare të parëndësishëm. Kjo shpifje ishte tregues i një arrogance të pashembullt ndaj të dërguarit dhe fesë së Zotit.
Megjithatë, ajo mund të ndikonte veçse te mendjelehtët, të cilët ishin të verbuar nga të mirat e kësaj bote dhe pushteti i atyre mjeranëve. Madje, të humbur ishin pikërisht ata, që refuzuan Shpalljen e Zotit. Të humbur ishin ata, të cilët gdhendnin puta me duart e tyre, dhe pastaj i adhuronin si zota, duke iu flijuar kurbane dhe duke iu kushtuar adhurime, që i meriton veçse Allahu i Madhërishëm.
Edhe ajo pak logjikë që mund të kenë në kokë idhujtarët nuk u vlen aspak. Ata nuk do të kenë asnjë lloj arsyetimi para të Madhërishmit në Ditën e Llogarisë. Kështu, edhe të çmendurit janë në pozicion më të mirë se ata. Por Nuhu (a.s)përsëri, me dhembshurinë dhe butësinë e tij u tha: