Select Page

134. Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë! Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.

– “Sa herë që binte ndëshkimi mbi ta, ata thoshin: “O Musa! Lutju Zotit tënd për ne, sipas premtimit që të ka dhënë. Nëse na e largon ndëshkimin, ne do të të besojmë ty dhe do t’i dërgojmë bijtë e Izraelit me ty.”” – Fjala  ‘ndëshkimin’ ka mundësi të...

133. Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak, Shenja të qarta njëra pas tjetrës. Por ata u treguan arrogantë, sepse ishin njerëz keqbërës.

– “Atëherë Ne lëshuam kundër tyre (mjerime): përmbytje, karkaleca, parazitë, bretkosa dhe gjak …” – Një shi i rrëmbyeshëm përmbyti arat, duke shkatërruar prodhimet e tyre. Më pas, Allahu i Lartësuar dërgoi kundër tyre re me karkareca, që hëngrën edhe...

131. Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë”. E, kur i godiste ndonjë e keqe, atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të. Në fakt, fatkeqësitë u vinin nga Allahu (për gjynahet e tyre), por shumica e tyre nuk e dinin.

– “Kur vinin kohë të mira, ata thoshin: “Kjo është, thjesht merita jonë”. E, kur i godiste ndonjë e keqe, atë e konsideronin si ogur të zi që shkaktohej nga prania e Musait dhe e atyre që ishin me të.” – Kur u jepej ndonjë e mirë e kur u shtohej bereqeti...

129. Ata thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti edhe pasi erdhe ti”. Ai tha: “Mundet që Allahu ta shkatërrojë armikun tuaj dhe t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend e pastaj do t’ju vështrojë se si do të veproni.

– “Ata thanë: “Ne kemi qenë të shtypur edhe para se të na vije ti edhe pasi erdhe ti”.” – Duke shprehur padurimin dhe pakënaqësinë e tyre nga koha e gjatë e vuajtjeve dhe persekutimit nga ana e Faraonit, ata i thanë Musait a.s. “Ne ishim të shtypur para se...