Select Page

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na tregon se çfarë bëri me Faraonin dhe njerëzit rreth tij. Ai na tregon gjithashtu se, – ashtu siç është rregulli i Tij pandryshueshëm me të gjithë popujt, – i godiste me ndëshkime, në mënyrë që ata të nënshtroheshin dhe të ktheheshin në rrugën e drejtë.

– “Ne e goditëm popullin e Faraonit me vite (thatësire e) zie dhe me pakësim prodhimesh, që ata të mund të reflektonin.” – Allahu i Lartësuar e ndëshkoi familjen e Faraonit me vite thatësire dhe pakësim të prodhimeve, me qëllim që ata ta kuptonin se gjithçka që po u ndodhte ishte prej Allahut të Lartësuar, për shkak të refuzimit që i bënin Shpalljes së Tij. Qëllimi final ishte që ata të ktheheshin nga rruga e mohimit, por këto ndëshkime nuk patën asnjë ndikim tek ata. Përkundrazi, ata vazhduan në padrejtësi dhe në mohimin e Profetit të Zotit dhe të Shpalljes që ai përcillte. Allahu i Lartësuar thotë: