Select Page

66. Sikur t’i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kur’an) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që punojnë.

– “Sikur t’i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kur’an) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka.” – Ky është urdhër që ata të angazhohen sinqerisht për të plotësuar porositë e të gjitha...

64. Judejtë thanë: “Dora e Allahut është shtrënguar.” Të shtrënguara qofshin duart e tyre dhe qofshin të mallkuar për atë që thanë! Jo. Të dyja duart e Tij janë të shtrira dhe Ai shpenzon (nga mirësitë e tij) ashtu siç dëshiron. Shpallja që t’u zbrit ty (nga Allahu) do t’ua shtojë largimin dhe mohimin shumë prej atyre. Ne kemi futur armiqësi dhe urrejtje ndërmjet tyre, që do të vazhdojë deri në Ditën e Kijametit. Sa herë që ndezin zjarr për luftë, Allahu e shuan atë. Ata përpiqen pareshtur për shkatërrime në Tokë dhe Allahu nuk i do shkatërruesit.

  Allahu i Lartësuar  na tregon për fjalët e ulta dhe të shëmtuara të jehudëve dhe rreth besimit të tyre të turpshëm. – “Judejtë thanë: “Dora e Allahut është e shtrënguar!” – Pra, ata shpifën, – Allahu i poshtëroftë! – duke thënë se dora e...