Select Page

131. Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne i kemi porositur ata që iu dha Libri para jush, ashtu si edhe ju, që ta keni frikë Allahun. Por nëse ju e mohoni Atë, (ta dini se) të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Allahu është (i Pasur) Jonevojtar e i Lavdëruar.

– “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë.” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjithëpërfshirjes së pushtetit dhe mbretërimit të Tij. Ky pushtet i jep të drejtën  Atij që të veprojë dhe të administojë të gjitha çështjet në gjithësinë, që Vetë...

129. Ju nuk do mund të mbani drejtësi të plotë mes grave, edhe nëse përpiqeni. Por mos anoni tërësisht nga njëra, e ta lini tjetrën pezull. Nëse ju i përmirësoni marrëdhëniet dhe ruheni nga padrejtësitë, pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Ju nuk do mund të mbani drejtësi të plotë mes grave, edhe nëse përpiqeni.” – Allahu i Lartësuar na tregon se është jashtë mundësive të burrit që të mbajë drejtësi të plotë mes grave (kur është i martuar me më shumë se një grua), në aspektin e dashurisë...