Select Page

Nëse është e pamundur marrëveshja dhe pajtimi mes bashkëshortëve, atëherë nuk është gabim që ata të ndahen. Nëse ata arrijnë në divorc, është Allahu i Lartësuar që do t’i furnizojë të dyja palët me bujarinë e Tij gjithëpërfshirëse. Ai do t’i mundësojë burrit të martohet me një grua më të mirë se ajo nga e cila është ndarë. Po ashtu, Ai do ta ndihmojë gruan e divorcuar me mirësinë e Tij, duke e furnizuar dhe duke e bërë të mjaftohet me mirësinë e Tij.

Allahu i Lartësuar është Ai që ka në dorë furnizimin e krijesave dhe që kujdeset për to. Allahu i Lartësuar ndoshta i mundëson gruas që të martohet me një burrë më të mirë sesa ai nga i cili ajo është ndarë. Allahu i Madhëruar është Bujar me mirësitë e Tij. Bujaria e Tij përputhet me dijen e Tij. Përveç kësaj, Allahu është edhe i Urtë. Ai jep me urtësi dhe privon po me urtësi. Nëse urtësia e Tij kërkon që, për shkak të gjynaheve të tyre, Ai t’i privojë njerëzit nga disa mirësi, Ai i privon ata. Kjo është drejtësia dhe urtësia e Tij.