Select Page

68. Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.

“… dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.” – Këtu Allahu i Lartësuar thekson edhe një herë se atyre që punojnë dhe përpiqen për të zbatuar porositë e Tij, Ai do t’ua forcojë udhëzimin në rrugën e drejtë. Kjo tregon se sa rëndësi ka të jesh i udhëzuar në rrugën...

66. Sikur Ne t’i urdhëronim ata të flijonin veten, ose të linin shtëpitë e tyre, shumë pak prej tyre do ta bënin këtë. Sikur të vepronin ashtu siç këshilloheshin, kjo do të kishte qënë më e mira për ta dhe një përforcim më i madh (në besimin e tyre).

– “Sikur Ne t’i urdhëronim ata të flijonin veten, ose të linin shtëpitë e tyre, shumë pak prej tyre do ta bënin këtë.” – Allahu i Lartësuar na tregon se, nëse do të na ngarkonte me përgjegjësi të vështira, siç janë lufta apo lënia e pasurive dhe e vendeve...

65. Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht.

– “Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, …” – Allahu i Lartësuar betohet në Veten e Vet, se njerëzit nuk do të jenë kurrë besimtarë derisa për çdo çështje të tyre të gjykojnë...

64. Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. E sikur ata (hipokritët), pas padrejtësive që i bënë vetes së tyre, të vinin tek ti (o Muhamed) e t’i kërkonin falje Allahut, dhe i Dërguari të kërkonte falje (tek Allahu) për ta, ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë.

– “Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre.” – Ky kumt i Allahut të Lartësuar përmban në vetvete edhe porosinë për bindje ndaj Profetit të Zotit dhe pranim e zbatim të mësimeve të tij. Qëllimi i dërgimit të një profeti është...