Select Page

104. “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun! Nëse ju ndieni dhimbje, (dijeni se) edhe ata, sikurse ju, ndiejnë dhimbje. Por ju shpresoni nga Allahu atë çka ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Ditur e i Urtë.

– “Mos u tregoni të dobët kur të ndiqni armikun!” – Pra, mos tregoni dobësi e plogështi në ndjekjen dhe sulmin kundër armiqve jobesimtarë. Mos tregoni dobësi e plogështi në zhvillimin e luftës në rrugën e Zotit dhe gjithmonë qëndroni syçelë e në...

103. Pasi të falni namazin (e frikës), përmendeni Allahun kur jeni në këmbë, ulur a të mbështetur. E, kur të jeni të qetë (nga rreziku), atëherë, faleni namazin në mënyrë të rregullt, sepse namazi është detyrim i përcaktuar për besimtarët.

– “Pasi të falni namazin (e frikës), përmendeni Allahun kur jeni në këmbë, ulur a të mbështetur.” – Kuptimi: Pasi të përfundoni namazin e frikës apo namazet normale, përmendeni Allahun e Lartësuar në të gjitha gjendjet dhe situatat tuaja. Allahu i...

102. Kur të jesh mes tyre (o Muhamed) e dëshiron t’u prijsh në faljen e namazit (në luftë), atëherë disa prej tyre le të vijnë e të falen me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Kur të mbarojnë sexhden, këta le të qëndrojnë prapa jush (në roje) e le të vijnë ata të tjerët, që ende nuk janë falur e le të falen me ty! Le të jenë në gjendje gatishmërie, duke mbajtur armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që ju të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve e pajimeve tuaja, me qëllim që t’ju sulmojnë me tërë fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është gjynah për ju që t’i lini armët, por edhe atëherë jini syçelë! Allahu ka përgatitur për jobesimtarët një dënim poshtërues.

– “Kur të jesh mes tyre (o Muhamed) e dëshiron t’u prijsh në faljen e namazit (në luftë), atëherë disa prej tyre le të vijnë e të falen me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta. Kur të mbarojnë sexhden, këta le të qëndrojnë prapa jush (në roje) e le të...

101. Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni një pjesë të namazit, nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju sulmojnë. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur.

Këto dy ajete janë faktet kryesore për lejimin e shkurtimit të namazit dhe për namazin e frikës. Allahu i Lartësuar thotë: – “Kur të jeni në udhëtim, nuk është gjynah për ju nëse e shkurtoni një pjesë të namazit, nëse keni frikë se mos jobesimtarët mund t’ju...

100. Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta. Kush del prej shtëpisë si emigrues për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe e zë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë atë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Kush mërgon për hir të Allahut, ka për të gjetur strehim gjithandej dhe begati të shumta.” – Duke treguar shpërblimin e madh të premtuar për këtë adhurim, ajeti është një nxitje për të kryer hixhret. Allahu i Lartësuar është mbajtësi më i mirë i...