Select Page

164. Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet, që t’u lexonte ajetet e (shpalljes së) Tij, që t’i dëlirësonte dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë, kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur.

– “Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet, …” – Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i...

162. A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq.

– “A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq.” – Allahu i Lartësuar na tregon  se tek Ai nuk konsiderohen njëlloj, si...

161. Është e pamundur që një profet të përvetësojë diçka padrejtësisht (nga plaçka e luftës). Çdo kush që përvetëson diçka padrejtësisht, në Ditën e Kijametit do të vijë i ngarkuar me atë që ka marrë. Çdo njeriu do t’i jepet ajo që vetë e ka fituar, pa iu bërë asnjë lloj padrejtësie.

El ĝulûlu quhet fshehja e një sendi prej plaçkës së luftës, me qëllim për ta përvetësuar atë, ose përvetësim i çdo lloji pasurie me anë të mashtrimit. Kjo vepër është haram, dhe për këtë nuk ka asnjë kundërshtim, madje konsiderohet si një prej gjynaheve të mëdha,...

160. Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?! Pra, vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.

– “Nëse ju ndihmon Allahu, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë. Por nëse Ai ju lë pa ndihmë, atëherë kush është ai që mund t’ju ndihmojë?!” – Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar ju jep fitoren dhe ndihmën e Tij, atëherë askush nuk mund t’ju mposhtë, edhe sikur të...

159. Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij.

– “Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta.” – Kuptimi: Nga mëshira e Allahut të Lartësuar për ty dhe për shokët e tu, është edhe butësia që Ai të dhuroi ty. Me mëshirën e Zotit tënd, ti, o Muhamed, u pajise me virtytet më të mira, dhe për...