Select Page

– “A është i njëjtë ai që i bindet Allahut dhe që kërkon kënaqësinë e Tij, me atë që meriton veç zemërimin e Allahut dhe që e ka strehimin në Xhehenem?! Ai është përfundimi më i keq.” – Allahu i Lartësuar na tregon  se tek Ai nuk konsiderohen njëlloj, si ai që synon kënaqësinë e Tij dhe punon për këtë qëllim, edhe ai që është zhytur në gjynahe dhe bën vepra që e zemërojnë të Madhëruarin. Këta nuk mund të jenë të barabartë në gjykimin e Allahut. Urtësia dhe drejtësia e Allahut të Lartësuar  nuk e lejon që ata të konsiderohen dhe të shpërblehen njëlloj. Madje edhe logjika e shëndoshë njerëzore nuk e pranon shenjën e barazimit mes këtyre dy kategorive në gjykim dhe shpërblim.

Ja se si thotë i Lartësuari në disa ajete të tjera kur’ânore: “A mos është një besimtar njëlloj me atë që ndodhet jashtë rrugës? Jo, këta nuk janë të barabartë. Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ata, për hir të veprave që bëjnë, kanë si vendpritje Xhenetin. Ndërsa ata që nuk e respektojnë Allahun, kanë si skutë të tyre Zjarrin. Sa herë që do të tentojnë të dalin nga ai, do të kthehen sërish brenda dhe do t’u thuhet: “Shijojeni dënimin e Zjarrit, që ju e konsideronit gënjeshtër”. [Sexhde 18-20].

“A do t’i konsiderojmë keqbërësit njëlloj si muslimanët? Ç’është me ju? Si gjykoni ashtu?! A mos keni ndonjë libër, nga i cili mësoni se ju do të keni atje çfarë të dëshironi?! A mos keni ndonjë zotim të madh prej Nesh, që vazhdon deri në Kijamet, se do ta arrini atë që gjykoni dhe dëshironi?!” [Kalem 35-39].

“Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën dhe ç’ka mes tyre, pa qëllim. Kështu mendojnë ata që nuk besojnë. Mjerë ata që nuk besojnë nga Zjarri (i Xhehenemit).” Mos vallë, do t’i trajtojmë njëlloj ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira me ata që bëjnë shkatërrime në tokë? Apo mos vallë do t’i konsiderojmë njëlloj si të devotshmit dhe ata që janë gjynahqarë?” [Sad 27, 28]. Pastaj thotë i Lartësuari: