Select Page

73. Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “vetmi Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut. Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij) dhe i Gjithëditur.

– “Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” – Ata porosisin njëri-tjetrin që të mos i besojnë askujt, përveç atyre që janë të fesë së tyre. Kështu, ata thonë: “Mbajeni të fshehtë atë që dini dhe mos ia shfaqni askujt tjetër, veç atyre...

72. Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi).

– ”Disa nga ithtarët e Librit thonë: “Besojeni në mëngjes atë që u është shpallur atyre që kanë besuar, dhe mohojeni në mbrëmje! Ndoshta kështu edhe ata do të tërhiqen (nga besimi).”.”. – Pra, hyni në fenë e tyre dhe shfaquni sikur pranuat Islamin, në...