Select Page

– “O ithtarë të Librit! Përse e përzieni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me vetëdije?” – Allahu i Lartësuar i qorton ata për dy gjëra:

1.  Për pështjellim të së vërtetës me të kotën, që ajo të bëhet e pakuptueshme dhe e papranueshme për njerëzit, e si rrjedhojë ata të ndjekin të kotën.

2. Për fshehjen e të vërtetës që ndodhet në mes tyre. Me këto dy mënyra, ata kontrollojnë mendjet dhe besimin e ithtarëve të vet, sepse njerëzit janë pasues të dijetarëve të tyre. Nëse dijetarët e një kombi nuk e ndajnë të vërtetën nga e kota, duke i lënë çështjet të mjegullta, kështu ata i çorodisin njerëzit e thjeshtë dhe mund t’i kontrollojnë ata lehtësisht. Nëse dijetarët e fshehin të vërtetën, të cilën e kanë detyrë ta shfaqin, kështu ata i lënë njerëzit të verbër dhe mund t’i drejtojnë nga të duan.

Në të tilla kushte, me njerëz të çoroditur dhe të verbër, sigurisht që e kota do të pranohet si e drejtë dhe e vërteta do të sulmohet dhe do të urrehet. Njerëzit e thjeshtë, nëse lihen të çoroditur dhe të verbër, nuk mund ta gjejnë kurrë të vërtetën. Ata nuk mund ta mësojnë kurrë të gabuarën, që të mund t’i ruhen dhe të distancohen prej saj. Të çoroditurit dhe të verbërit janë veçse kukulla në duart e të tjerëve.

Roli i dijetarëve është shumë i rëndësishëm dhe fisnik. Janë ata që qartësojnë të vërtetën dhe japin kriteret dalluese mes asaj dhe të kotës. Ata, me ndihmën e Zotit, u hapin sytë njerëzve, që të shohin të vërtetën si të vërtetë dhe ta pasojnë atë. Ata u mundësojnë njerëzve që të shohin të kotën si të kotë dhe t’i largohen asaj. Dijetarët u sqarojnë njerëzve hallallin dhe haramin, urdhrat dhe ndalesat, besimin e drejtë të mbështetur me argumente të sigurta prej Zotit të gjithësisë, nga besimi i gabuar dhe i shtrembëruar, që nuk bazohet në argumente të sakta.

Nëpërmjet dijetarëve, udhëzohen ata që duan udhëzimin, drejtohen të gabuarit dhe zhvlerësohet justifikimi i arrogantëve mosmirënjohës. Allahu i Lartësuar thotë: (Kujto) Kur Allahu mori zotimin nga ata të cilëve u ishte dhënë Libri se do t’ua sqaronin atë njerëzve dhe nuk do ta fshihnin. Por ata e lanë pas dore atë amanet për një çmim të ulët të kësaj jete. Sa e keqe është ajo që blenë! [Al Imran 187]. Pastaj Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë synon të bëjë ky grup i fëlliqur i njerëzve: