Select Page

140. Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër). Ne i këmbejmë të tilla ditë mes njerëzve, që Allahu ti nxjerrë në pah ata që besojnë dhe për t’i zgjedhur disa prej jush si dëshmorë. Allahu nuk i do të padrejtët.

– “Në qoftë se ju përjetuat dhembje (në Uhud), të jeni të sigurt se edhe të tjerët (armiqtë tuaj) provuan dhembje si kjo juaja (në Bedër).” – Pra, ashtu si ju, edhe ata kanë ndier dhimbje dhe vuajtje. Porse mes jush ka një ndryshim të madh: ju shpresoni prej...

136. Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre dhe Xhenetet, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku ata do të jenë përjetësisht. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë (punë të mira)!

– “Shpërblimi për ata është falja nga Zoti i tyre …” Të përshkruarit me këto cilësi do të kenë si shpërblim ‘maĝfiratun’, pra, mbulimin e të metave dhe faljen e gjynaheve të tyre, që do të thotë se ata do të shpëtojnë nga çdo e keqe që i druhen.  Përveçse...

135. Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut? Ata nuk vazhdojnë më me atë gjë që kanë bërë më parë, sepse e dinë.

– “Edhe ata që kur bëjnë ndonjë gjë të shëmtuar, ose kur i bëjnë padrejtësi vetvetes, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për gjynahet e tyre. E kush i fal tjetër gjynahet, përveç Allahut?” – Sa herë që ata bëjnë ndonjë gabim të madh apo dëmtojnë veten...