Select Page

146. Sa e sa profetë ka pasur, së bashku me të cilët kanë luftuar ushtri të mëdha besimtarësh, të cilët edhe pse janë sprovuar në rrugën e Allahut, as nuk janë dobësuar dhe as nuk janë përulur. Allahu i do durimtarët.

Këto ajete janë ngushëllim për besimtarët, sidomos për ata që marrin si shembull brezat më të hershëm të besimtarëve, për të vepruar ashtu sikurse ata. Allahu i Lartësuar u tregon besimtarëve se të tilla ngjarje kanë ndodhur vazhdimisht, domethënë që të tilla sprova i...

145. Askush nuk vdes pa vullnetin dhe pa lejen e Allahut. Ai e ka shkruar afatin e caktuar. Kush e dëshiron shpërblimin në këtë botë, Ne do t’ia japim. E kush e dëshiron shpërblimin në Botën Tjetër, edhe atij do t’ia japim. Ne do t’i shpërblejmë mirënjohësit.

– “Askush nuk vdes pa vullnetin dhe pa lejen e Allahut. Ai e ka shkruar afatin e caktuar.” – Kështu,  Allahu i Lartësuar na tregon se jeta e të gjithë njerëzve varet nga afati i përcaktuar i vdekjes, e cila mund të vijë edhe pa shkak. Nëse Allahu dëshiron që një...

144. Muhamedi është vetëm se një i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar. E nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheshit ju prapa (në mosbesim)? Kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën aspak dëm Allahut. Allahu, do t’i shpërblejë mirënjohësit.

– “Muhamedi është vetëm se një i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar.” – Kuptimi: Ai nuk është i pari apo i vetmi profet që i ka ardhur njerëzimit. Ai është i njëjtë me të gjithë profetët e tjerë, për sa i përket cilësive të tij si njeri dhe me detyrën që...