Select Page

118. Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!” Po kështu thoshin edhe ata që ishin para tyre. Të ngjashme janë fjalët e tyre. Të ngjashme janë edhe zemrat e tyre. Ne i sqaruam argumentet për një popull që është i sigurt (në besimin në Zotin).

– “Ata që nuk dinë, thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ose përse nuk na sjell ndonjë shenjë?!”” – Domethënë, ata thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne, ashtu sikurse u ka folur profetëve?! Ose, së paku, të na sjellë ndonjë shenjë.” Ata kërkojnë shenja dhe...

116. Ata thonë: “Allahu ka lindur një djalë.”. I pastër është Ai nga çdo e metë! E Tij është gjithçka në qiej dhe në Tokë. Atij i është nënshtruar gjithçka.

– “Ata thonë: “Allahu ka lindur një djalë.”.” – Këtë gjë e kanë thënë çifutët, të krishterët dhe shumë idhujtarë. Ata, padrejtësisht dhe paturpësisht, e kanë përshkruar Allahun me diçka që kurrsesi nuk i shkon për shtat madhështisë së Tij. Kjo është një...

114. E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë. Në këtë jetë, ata meritojnë poshtërim, ndërsa në jetën tjetër do të kenë dënim të madh.

– “E kush mund të jetë më i keq se ai që, në xhamitë e Allahut, pengon të përmendet emri i Tij dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre? Ata nuk do të hyjnë në to, përveçse me frikë.” – Domethënë, nuk ka zullumqarë më të mëdhenj sesa ata që i mbyllin xhamitë, në...

113. Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë (në fenë që pasojnë)”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë”. Ndërkohë, që të dyja palët lexojnë Librin. Po këto fjalë thonë edhe ata që janë të paditur. Ditën e Gjykimit, Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre për kundërshtimet që ata kanë mes njëri-tjetrit.

– “Çifutët thonë: “Të krishterët nuk mbështeten në asgjë (në fenë që pasojnë)”. Të krishterët thonë: “Çifutët nuk mbështeten në asgjë”.” – Smira e tyre ishte aq e fortë, saqë i shtynte ata të shanin dhe përgojonin njëri-tjetrin me fjalët më të ulëta. Ata e...