Select Page

160. Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe e deklarojnë hapur të vërtetën. Atyre Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti.

– “Përveç atyre që pendohen, që përmirësohen dhe e deklarojnë hapur të vërtetën …”. – Nga ky paralajmërim shpëtojnë vetëm ata që plotësojnë disa kushte, si më poshtë: 1. Pendohen, domethënë që kthejnë rrugë dhe heqin dorë nga gjynahu, duke qenë të...

159. Ata që i fshehin argumentet e qarta dhe udhëzimin që Ne shpallëm, pasi Ne ua sqaruam ato njerëzve në Libër, mbi ta do të bjerë mallkimi i Allahut dhe mallkimi i gjithë mallkuesve.

    Këto ajete, ndonëse kanë zbritur për ithtarët e Librit (çifutët dhe të krishterët), që fshehën të vërtetën rreth Kur’ânit dhe Muhamedit (a.s), ato janë paralajmërim për të gjithë ata njerëz që mundohen të fshehin ndonjë gjë prej Shpalljes së Zotit. – “Ata të...

158. Vërtet, Safa dhe Merua janë nga Simbolet e Allahut. Prandaj atë që shkojnë në Qabe për haxh ose për umre, nuk kanë asnjë gjynah nëse sillen mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetarisht, ta dijë se Allahu është Mirënjohës e i Gjithëditur.

– “Vërtet, Safa dhe Merva janë nga simbolet e Allahut …” – Kështu, Allahu i Lartësuar thotë se kodrat Safa dhe Merva, ku adhurohet Ai, janë dy nga simbolet e fesë së Tij. Duke qenë të tilla, ato duhen nderuar dhe respektuar, pasi i Lartësuari ka thënë që: “Kush...