Select Page

12. O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet (e pabaza) janë padrejtësi. Mos rrëmoni për zbulimin e të metave të tjetrit dhe mos përgojoni! Vallë, a ka ndonjë prej jush që dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?! Sigurisht, për ju kjo është e neveritshme. Ruhuni nga ndëshkimi i Allahut! Me të vërtetë, Allahu është Pranues i madh i pendimit e Mëshirëplotë.

– “O ju që keni besuar! Largohuni nga paragjykimet! Vërtet paragjykimet (e pabaza) janë padrejtësi.” – Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na ndalon të paragjykojmë e të mendojmë keq për besimtarët, pasi disa paragjykime të tilla janë gjynah. Këtu bëhet fjalë për...

11. O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin. Mos tallni veten tuaj e mos i vini njëri-tjetrit nofka tallëse! Sa e shëmtuar është të vësh nofka tallëse, pasi ke besuar! Ata që nuk pendohen, janë vërtet keqbërës

– “O ju që keni besuar! Nuk është mirë të tallet një popull me një popull tjetër, sepse të tallurit mund të jenë më të mirë nga ata që tallin; as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që ato të jenë më të mira se ato që tallin.” – Edhe ky është një...

9. Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata! Nëse njëri prej tyre e sulmon tjetrin, atëherë ju luftoni atë grup që ka sulmuar pa të drejtë, derisa t’i bindet udhëzimit të Allahut! Nëse kthejnë rrugë, atëherë bëni pajtimin e tyre me drejtësi dhe paanësi! Allahu i do të drejtët.

– “Nëse dy grupe besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, ju pajtojini ata!” – Kjo është një dispozitë që i ndalon besimtarët nga padrejtësia apo lufta ndaj njëri-tjetrit. Nëse dy grupe besimtarësh nisin luftë kundër njëri-tjetrit, është detyrë për besimtarët e...