Select Page

105. O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë dhe Ai do t’ju tregojë se çfarë keni punuar.

– “O ju që keni besuar! Ruajeni veten tuaj! Ai që është i humbur nuk mund t’ju dëmtojë, nëse ju jeni në rrugë të drejtë…” – Pra, përpiquni që ta pastroni veten tuaj! Punoni që ta disiplinoni veten tuaj, që ajo t’i nënshtrohet rrugës së drejtë. Nëse...

104. Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: ”Na mjafton rruga e etërve tanë” edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.

Kur atyre u thuhet: “Ejani në atë (shpallje) që ka zbritur Allahu dhe tek i Dërguari, ata thonë: “Na mjafton rruga e etërve tanë.” edhe pse etërit e tyre nuk dinin asgjë dhe nuk ishin në rrugë të drejtë.” – Kur ata ftoheshin të pasonin Shpalljen e Profetit...

103. Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën, por ata që nuk besojnë trillojnë gënjeshtra për Allahun, dhe shumica e tyre nuk e kuptojnë.

– “Allahu nuk i veçoi (si bagëti të shenjta) as Behirën, as Saibën, as Vesilën dhe as Hamën 43 …” – Kjo është një goditje për idhujtarët, të cilët bënin fetarisht të ligjshme ato gjëra që Zoti nuk i kishte ligjëruar dhe konsideronin haram ato që Zoti...

101. O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t’ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t’ju pëlqente, e nëse do të pyesnit për to kur shpallej Kur’âni, ato do t’ju bëheshin të qarta (e do të rëndoheshit). Allahu jua ka falur kërshërinë (e tepruar). Allahu është Falës dhe i Butë.

– “O ju që keni besuar! Mos pyesni (pa nevojë) për gjëra që, sikur t’ju kthehej përgjigjja e drejtpërdrejtë, nuk do t’ju pëlqente, …” – Allahu i Lartësuar i ndaloi robërit e Tij që t’i drejtonin Profetit (a.s)pyetje të tilla që, nëse do...