Select Page

– “Të tilla pyetje i kanë bërë edhe njerëz para jush, por pastaj u bënë jobesimtarë.” – Për të tilla çështje, që ju ndaloheni të pyesni, kanë pyetur popujt para jush, të cilët përfunduan si jobesimtarë. Ata bënin pyetje jo për të mësuar rrugën e drejtë, por thjesht për të polemizuar dhe për kokëfortësi. Megjithatë, kur merrnin përgjigje, ata nuk e pranonin. Për këtë arsye, sipas një hadithi të saktë, Profeti (a.s)ka thënë: “Atyre gjërave nga të cilat ju kam ndaluar, largojuni, ndërsa nga ato që ju kam urdhëruar të kryeni, bëni sa të mundeni! Popuj para jush u shkatërruan nga pyetjet dhe kërkesat e shumta drejtuar profetëve të tyre dhe pastaj nga kundërshtimi i tyre.”