Select Page

58. Këta ishin ata që Allahu i dalloi nga profetët pasardhës të Ademit, pasardhës të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, pasardhës të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët) dhe prej atyre, që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur. Kur atyre u lexoheshin ajetet e Zotit ata binin në sexhde dhe qanin.

Pasi foli për të gjithë këta profetë e lajmëtarë të nderuar, që ishin prej më të zgjedhurve, Allahu i Madhëruar thotë: – ”Këta ishin ata që Allahu i dalloi nga profetët pasardhës të Ademit, …” – Këta janë ata të cilët Allahu i begatoi me një mirësi,...