by Uthman | Dec 8, 2021 | 050. KAF
– “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë …” – Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i...
by Uthman | Dec 8, 2021 | 050. KAF
– “Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi.” – Vetëm Allahu mund të japë jetën dhe vdekjen dhe të gjithë tek Ai do të kthehen një ditë. Ajo është dita kur toka do të çahet, që prej saj të dalin ata që janë varrosur në të, siç...
by Uthman | Dec 8, 2021 | 050. KAF
– “Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes.” – Atë ditë, të gjithë do ta dëgjojnë atë zë rrëqethës, që lajmëron për të vërtetën, që është Dita e Llogarisë. Kjo është dita e daljes nga varret. Vetëm i Madhëruari është Ai që ka...
by Uthman | Dec 8, 2021 | 074. EL MUDDETHIR
– “Çfarë ju solli në Sekar?” – Cili qe shkaku që ju futi në Xhehenem? Çfarë gjynahu bëtë, që merituat ndëshkimin në Zjarr?
by Uthman | Dec 8, 2021 | 050. KAF
– “Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt!” – Dëgjo me zemrën tënde, kur Israfili t’i fryjë Surit. Kjo do të ndodhë në një vend pranë krijesave, jo larg tyre.