– “Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë …” – Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka.
– “… tubimi do të jetë i lehtë për Ne.” – Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë.