Select Page

26. Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët. Për ata zgjodhi Fjalën e Devotshmërisë, sepse ata dhe njerëzit e saj e meritonin më shumë dhe ishin më të denjë për të. Allahu di gjithçka.

– “Kur në zemrat e jobesimtarëve u ndez fodullëku pagan …” – Si fillim, jobesimtarët refuzuan që të shkruanin në hapje të dokumentit të Marrëveshjes së Hudejbijes: “Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim”. Pastaj, ata vendosën si kusht që Profeti (a.s.) dhe sahabët,...

25. Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet. Sikur të mos ishin ata besimtarë dhe ato besimtare, që ju nuk i njihnit e që mund t’i sulmonit duke mos e ditur, duke u turpëruar kështu me vrasjen e ndonjërit prej tyre, Allahu do t’ju urdhëronte për t’i luftuar ata (mosbesimtarët e Mekes), me qëllim që Allahu ta merrte në mëshirën e Vet atë që Ai do. Po të ishin ata (banorët e Mekës) të ndarë veç e veç, Ne do t’i ndëshkonim jobesimtarët me një dënim të rëndë.

– “Janë mohuesit e besimit të drejtë që ju pengojnë t’i afroheni Shtëpisë së Shenjtë, duke ndaluar edhe kurbanet të arrijnë në vendin e vet.” – Këto arsye ishin: 1. Mohimi nga ana e tyre i Allahut dhe refuzimi i Profetit të Tij. 2. Pengimi i njerëzve nga feja e...