Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.