Select Page

46. Dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha.

– “Dhe vazhdimisht bënin gjynahe të mëdha.” – Ata ishin fundosur në gjynahe të mëdha dhe nuk pendoheshin asnjëherë për to. Ata vazhdonin pandërprerë në fjalë e vepra që zemëronin Krijuesin, i Cili përkujdesej për ta. Kështu vijuan, deri në momentin kur...

44. As të freskët e as të këndshme.

– “Nën një hije tymi, as të freskët e as të këndshme.” – Ky është vetë zjarri i Xhehenemit i përzier me tymin e tij të zi, errësirë mbi errësirë. Hija e tij nuk jep freski, nuk jep qetësi e nuk është privilegj. Ajo ekziston vetëm për ndëshkim, dëshpërim, frikë e...

29. Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë të ashpër me jobesimtarët dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin. Ata i sheh të bëjnë ruku dhe sexhde, duke kërkuar mirësi prej Allahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrat e tyre shihen gjurmët e sexhdes. Këto janë cilësitë e tyre, që përshkruhen në Teurat. Ndërsa në Ungjill ata përshkruhen si një farë e mbjellë, nga e cila shpërthen filizi. Kur ai trashet, përforcohet dhe qëndron vetë në kërcellin e tij, ai e mahnit mbjellësin. Kështu, u shtohet dëshpërimi jobesimtarëve. Atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Allahu u premton falje të gjynaheve dhe shpërblim të madh.

Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar flet për Profetin dhe shokët e tij muhaxhirë dhe ensarë, duke na thënë se ata ishin njerëzit me cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. I Madhëruari thotë: – “Muhamedi është profet i Allahut. Ata që e shoqërojnë atë janë...