Select Page

“Më përpara, ata kanë qenë të dhënë pas kënaqësive (të ndaluara). Dynjaja dhe stolitë e saj i bënë të harrohen dhe të angazhohen tërësisht me të. Ata punuan veç për të, duke u kënaqur e argëtuar, të përhumbur në mirësitë e saj. Ata projektuan ëndrra veç në lidhje me dynjanë e tyre, duke e harruar ahiretin dhe nënvlerësuar veprat e mira, me të cilat arrihet lumturia e përjetshme. Dëfrimet që të bëjnë të harrosh ahiretin dhe të braktisësh veprat e mira, janë të ndaluara dhe të dënueshme nga Zoti.